Ishte nisur për Itali, kreu i ish-të Përndjekurve në Mirditë arrestohet në Han të Hotit për protestën në Rrugën e Kombit

Ndalohet në pikën kufitare të Hanit të Hotit, kryetari i ish-të Përndjekurve Politik të Mirditës, Kol Nikolli.

Ai po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë përmes aeroportit të Potgoricës dhe i është komunikuar urdhër arresti, lëshuar në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për çmimet ku u bllokua Rruga e Kombit në hyrje të Rreshenit.

Por Nikolli është habitur, duke deklaruar se nuk ka qenë fare pjesëmarrës në atë protestë.