Rama në Berlin, takohet me presidentin Steinmeier dhe kancelarin Scholz
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare ku pritet të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të shtetit gjerman.
Në fokus të diskutimeve janë integrimi i Shqipërisë në BE, lufta në Ukrainë dhe ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë kësaj vizite Rama shoqërohet nga ministrja Elisa Spiropali, Delina Ibrahimaj, si dhe zv/kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku.
E hënë, 11 prill
10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”
12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit
15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë
18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
