Armë dhe fishekë në servis, arrestohet 33-vjeçari në Dibër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2022, 09:48
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës për armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi automjetesh në pronësi të shtetasit R. S., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fikshek.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", shtetasi R. S. 33 vjeç, banues në Peshkopi.
Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
