Ndikimi i legalizimit të kanabisit në ekonominë shqiptare? Flet për Ora News Gjylameti

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, teksa ka komentuar krizën ekonomike në vend tha se masat që janë marrë janë të jashtëzakonshme duke qenë se situata sipas saj është e tillë.

Në një intervistë për Ora News, Gjylameti tha se Bordi i Transparencës është krijuar për të eliminuar abuzimet që  bëhen në treg.

Blerina Gjylameti: Jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Masat që kemi marrë janë të jashtëzakonshme. Bordet janë ngritur për të eliminuar të gjithë abuzimet që janë bërë në treg. Ka qenë një vendim që u mor pas ankesave nga konsumatorët, dhe pikërisht u krijuan për të ulur abuzimin. Masat e ndërmara në vijim do të jenë në përshtatje të këtyre situatave që mund të evulojnë nga moment në moment.

E pyetur se a do të ketë ndikim në ekonomi legalizimi i kanabisit në vendin tonë deputetja u shpreh:

Besoj që çdo aktivitet, që është aktivitet ligjor legal, i cili zhvillon dhe mbështetë ekonominë e vendit, ndikon në ekonomi. Në aspektin tjetër, nuk jemi as vendi i parë as i vendit në botë që ka legalizuar kanabisin. Do të jenë industry që janë contributor në ekonominë shqiptare. Megjithatë mendoj se është temë që është diskutuar dhe do vijojë të diskutohet, do shikojmë se si kjo do të ndikojë për më mirë në ekonominë shqiptare.

Më tej Gjylameti theksoi se edhe pse Shqipëria ka kaluar sfida shumë të mëdha në ekonomi, ekonomi në vendin tonë sipas saj po performon ashtu siç duhet.