Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia? Grubi në Kongresin e PS: Sa më shumë largohet Brukseli aq më shumë afrohet Moska
Si asnjëherë më parë Kongresi i Partisë Socialiste ka dalë nga sallat e mbyllura të Pallatit të Kongresit duke u zhvendosur në qiell të hapur.
Katër panele me tema të ndryshme, dhe të përshtatur sipas temën. Te bujqësia nuk munguas as kubikët me kashtë, e më tej shëndetësia, teknologjia etj.
Paneli i sigurisë ishte ai që ndryshonte në pamje, duke ulur pjesëmarrësit nga trevat shqiptare në një tryezë të rrumbullakët.
Përgjatë diskutimeve folësit ndanë mendimin në domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe bashkimin e shqiptarëve në integrimin në BE.
Ndërsa zëvendëskryeministri, Artan Grubi, i është përgjigjur ndryshe propozimit të Ramës për ndarjen e Shqipërisë në procesin e negociatave me unionin.
"Sa më shumë largohet Brukseli aq më shumë afrohet Moska. Sa më pak të kemi Europë në Ballkan aq më shumë kërkohet fushëveprim për Rusinë. Zëri i bashkuar i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë shtylla kurrizore e frymës euroamerikane të rajonit."
Madje ai kërkon më shumë dialog mes shqiptarëve si faktor vendimmarrës në rajon.
"Asnjë vendim për terësinë e rajonin dhe gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor nuk merret dot pa pajtueshmërinë tonë ndaj nuk duhet ti druhemi iniciativave dialoguese dhe bashkëpunuese."
Olta Xhaçka nga ana e saj ka sjellë në vëmendje se qëndrimi për Open Ballkan nuk do të thotë ndryshim të qëndrimit sa i përket Kosovës.
"Mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që të përfundojë në njëjtën e Kosovës si shtet nga Serbia. Kjo është arsyeja pse po punojmë kaq shumë për bashkëpunimin rajonal për të kapur kohën e humbur, jo si alternativë nga BE dhe jo si lënie pas dore e kauzës së shqiptarëve, por si rruga e vetme për të avancuar njëkohësisht të dyja këto kauza."
Në panel nuk munguan as propozimet për krijimin e strukturave të përbashkëta, teksa u vu theksi te pesha që ka Tirana zyrtare në një unifikim të qëndrimeve kombëtare.
"Të krijojmë 2 apo 3 forca të sigurisë apo të ndërtojmë një forcë të përbashkët sigurie me elementë dhe segmentë të caktuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Roli kryesor duhet të jetë i Tiranës zyrtare në drejtim të kordinimit të ndërtimit të një force që mund të jetë e ndarë por me një qëllim të bashkuar për të mbrojtur trungun kombëtar dhe shqiptarët në gjithë rajonin."

Agjenda e Plotë:
Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.
Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:
-Rinia, Inovacioni, Fëmijet
Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
-Rajoni, Europa, Siguria
Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve
-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore
Vendi: Sheshi Nënë Tereza
-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi
Vendi: Sheshi Italia
-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale
Location: Hapesira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve
Pjesa e dytë nis në 12:00 - HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS
KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.
ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.
PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.
B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.
STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.
DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj
DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT
