Konfiskohet droni me 9 pako me marijuanë në brigjet e liqenit të Shkodrës
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 8 Prill 2022, 23:27
Policia ka konfiskuar një dron në të cilin ishte lidhur një pako PVC me nëntë pako marijuanë, gjithsej nëntë kilogramë.
Sipas Drejtorisë së Policisë, droni është pikasur gjatë aktivitetit të planifikuar vëzhgues në lidhje me shuarjen e krimit ndërkufitar në ujërat e liqenit të Shkodrës dhe po lëvizte nga drejtimi i Bajzës në drejtim të rajonit të Kodrës.
“Në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, policia po ndërmerr masa dhe veprime të metejshme në kuadër për identifikimin e personave që kanë kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë bejne te ditur mediat e vendit fqinj.
