Vanësira kalimtare dhe temperatura të larta, ja parashikimi i motit për sot

Përsa i përket vendit tonë, kthjellimet dominojnë deri në mesditë kur vranësira të lehta e kalimtare shfaqen në zonat malore, kryesisht në verilindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në ultësirën perëndimore ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.            

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.