Vidhte në fshatrat e Dibrës dhe Peshkopi, arrestohet 26-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2022, 09:03
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i dyshuar si autori i tre vjedhjeve.
Në panga ra shtetasi F. K., banues në Peshkopi.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 26-vjeçari është autori disa vjedhjeve, tre prej të cilave të dokumentuara tashmë nga policia.
Ky shtetas gjatë orëve të vona të natës, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë,në një kancelari dhe në banesa.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.