Kapen "mat" 4 turq në Durrës, tentuan të kalonin kufirin me dokumente false

Policia kufitare në Durrës ka arrestuar 4 shtetas turq të cilët tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Policia bën me dije se u arrestuan në flagrancë për veprën penale  "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", shtetasit:

M. T., 34 vjeç, K. S., 25 vjeç, Y. S., 31 vjeç dhe T. S., 32 vjeç, banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.