Skandali me sallamin, gazetarja zbulon detaje të reja: Kur AKU inspektonte, sallami futej në furgonat e shpërndarjes
Të shumta kanë qenë ndër vite skandalet me ushqimin që kanë prekur vendin tonë. Shpesh herë të diskutuara shumë edhe në media. Konsumatorët duket se mbeten në mënyrë të vazhdueshme pre e shumë abuzimeve që bëhet me cilësinë e ushqimit. Nëse kthehemi pas në kohë rikujtojmë disa nga skandalet më të bujshme. Veç cilësisë abuzimi mbetet edhe tek pesha e produkteve dhe sasia.
Aktualisht po përjeton veç të tjerash në mënyrë abuzive dhe rritjen e çmimeve. Sipas një investigimi të bërë nga “Ora investigim” në një nga fabrikat më të njohura në vend një punonjës i saj rrëfeu se brenda sallamit kishte përbërje nga lëkura e derrit. Një tjetër detaj tronditës ishte se brenda sallamit kishte dhe kocka të bluara, madje dhe brenda tij hidhej edhe 4 deri ne 5 kg sallam të skaduar.
Gazetarja është shprehur se sipas të dhënave, në momentin që shkonte AKU për të bërë kontrolle, sallami i skanduar apo mishi që ishte me ngjyrë të zezë, futeshin në furgonët e shpërndarjes.
I ftuar në emisionin “Jeto me orën” Granit Sokolaj, drejtues i “Alert” na rrëfeu se ne si konsumatorë nuk e lexojmë etiketën bashkëngjitur produktit. Pas këtij publikimi AKU-ja nuk ka asnjë përgjigje.
Alketa Çeku u shpreh se “Këto fabrika punojnë në bazë të autokontrolleve, pra nga vetë kontrolli që bën fabrika”.
Për 5 vite me radhë AKU-ja nuk ka bërë asnjë kontroll dhe asnjë analizë,gjë e cila ngre një shqetësim shumë të madh tek konsumatorët të cilët janë të pambrojtur përballë këtij fakti.
Një tjetër skandal është ai i djathit “Gjirofarm” i cili përmban një bakter që quhet ‘esheria koli’, një bakter ky vdekjeprurës dhe sërish AKU-ja nuk ka reaguar në tërheqjen e këtij djathi duke rrezikuar kështu jetën e konsumatorëve. Për sa i përket mishit të pulës është edhe kjo një tjetër çështje shqetësuese. Por sipas Granit Sokolit pulat dhe vezët që janë sot në treg nuk përbëjnë rrezik për konsumatorin pasi një pulë e ngordhur e futur në treg duket pasi mishi i tyre është i nxirë.
Rasti i fundit që në botë po ngrihet si shqetësim është edhei i çokollatave kinder, që ka prekur fëmijët të cilët kanë rezultuar me salmonelë. Për sa i përket vendit organet kompetente për sigurinë ushqimore thonë se nuk ka asnjë rrezik.


