Rama: Do të kemi një Kongres me format të ri, hera e parë që PS i ka votat dhe nuk varet nga të tjerët

Pas përfundimit të Asamblesë së PS-së, krye socialisti Edi Rama tha para gazetarëve se një kongres të jashtëzakonshëm.

Ai tha se ky kongres do të jetë ndryshe nga kongreset e mëparshëm me një format të ri dhe në një funksion të një hapjeje të gjerë.

Rama: Sapo mbaruam mbledhjen e Asamblesë së PS-së dhe do të kemi një kongres të jashtëzakonshëm dhe do të jetë ndryshe nga kongreset e mëparshëm me një format të ri dhe në një funksion të një hapjeje të gjerë dhe të një adresimi të atyre që janë çështje të rëndësishme të këtij momenti të vështirë. Sigurisht që do të kemi ata që flasin në emër të lidershipit të PS-së, por do të kemi të gjithë që të kemi një gjallërim të debat brenda familjes sonë politike. Kundërshtarët janë bërë një problem që të paktën për momentin nuk ekziston.

Ne kemi nisur një proces, ka një skuadër të mandatuar nga PS për të hapur një kanal komunikimi me forca, grupe, individë në parlamentin e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër, një anë me copa dhe çika, por sidoqoftë këtë nuk e kemi zgjedhur ne, ne thjesht respektojmë këtë konfiguracion që ata kanë krijuar. Në ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS i ka votat dhe nuk varet nga votat e të tjerëve.