Ju flet Moska-10 pyetjet që SPAK duhet t'i bëjë Erion Veliajt për incineratorin e Tiranës
Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora vijoi edhe këtë të mërkurë me analizimin e aferës së incineratorit të Tiranës, për të cilin ende nuk ka rezultat konkret nga SPAK.
Myftaraj parashtroi 10 pyetje që SPAK do të duhet ti bëjë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe që sipas tij do të mund të çonin pas hekurave këtë të fundit.
Myftaraj: Çështja e incineratorit të Tiranës sidomos, përveç të tjerëve, po bëhet incineratori ku po digjet SPAK-u. Prokuroria e Posaçme, diamanti i reformës në drejtësi, po na del asgjë më tepër se plehra të ricikluara të drejtësisë së vjetër të cilat po digjen në realitet nga pamundësia për të marrë në pyetje këtë supermenin Erion Veliaj, ky supermen sorosian të cilin SPAK as nuk guxon ta marrë në pyetje.Ky është një njeri shumë më i rrezikshëm sesa mendoni, ky ka bërë dosje për Edi Ramën, ka bërë dosje dhe për drejtuesin e SPAK. I dimë, do ti themi me çfarë i shantazhon në bashkëpunim me Fatmir Xhafaj. SPAK duhet ta pyesë Erion Veliaj për incineratorin e Tiranës ku po digjet jo vetëm SPAK si institucion dhe figurat e tij kaq shumë të pompuara nga Ambasada amaerikane, po çfarë është më e keqja do të digjen paratë e qytetarëve të Tiranës për 30 vjet, deri në 2047. Se që do digjet reputacioni i Arben Krajës nuk është ndonjë gjë e madhe, riciklim është ai. Po të ketë kurajon le ta thërrasë lali Erin dhe t'ja bëjë këto pyetje. Të ngresh akuzë dhe të arrestosh Erion Veliajn sot është e thjeshtë për çdo prokuror, mjafton ti bëjë 10 pyetje.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit
