Ikën nga lufta në Ukrainë, portieri 16-vjeçar nis stërvitjen me Flamurtarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 23:15
FSHF prej kohësh ka bërë thirrje për strehimin e familjeve të sportistëve ukrainas teksa futbollisti i parë nga ky vend që vjen dhe gjen “streh” në Shqipëri është Bogdan Kalinichenko.
Ai është portier dhe vetëm 16-vjeç teksa sot ka nisur stërvitjen me Flamurtarin që bëhet kështu ekipi i parë në Shqipëri që hap dyert për lojtarët ukrainas të “arratisur” nga vendi i tyre për shkak të luftës.
Klubi vlonjat postoi momente nga stërvitja me Kalinichenko i cili siguriisht shpreson që konflikti të shuhet dhe të kthehet shumë shpejt në Kiev, te skuadra Dush 26 ku ai aktivizohej./Ora News/.
