Lajme jo të mira për Gjimshitin. Ja sa do të mungojë nga dëmtimi në shpatull
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2022, 15:39
Lajme jo të mira për Atalantën dhe as për mbrojtësin kuqezi Berat Gjimshiti. Ky i fundit në ndeshjen me Napolin u zëvendësua pas 63 minutash lojë pasi dëmtoi shpatullën e majtë dhe sot konfirmohet se bëhet fjalë për diçka serioze.
Sipas mjekëve të klubit zikaltër, mungesa e mbrojtësit shqiptar do të jetë e gjatë dhe të paktën 30 ditë nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës.
Një mungesë e madhe për Gasperinin që humbet një nga shtyllat e mbrojtjes në një moment shumë delikat për Atalantën.
Gjimshiti do të mungojë në dy ndeshjet me Leipzig në çerekfinalen e Europa League por nuk do të ndihmojë dot ekipin as në Serinë A për të luftuar për një vend në Champions./Ora News/.
