Me një këmbë në gjysmëfinale, Liverpool fiton të parën me Benficën. Shihni golat
Me një këmbë në gjysmëfinale, Liverpool fiton të parën me Benficën. Shihni golat
Liverpool nuk ndalet as në Champions League. Djemtë e Klopp edhe pse po luftojnë ende në 3 kompeticione vijojnë të fitojnë dhe të jenë në një formë fantastike.
Në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Benficës, “The Reds” arrijnë të fitojnë 3-1, një rezultat i rëndësishëm që u jep qetësi dhe siguri për në “Anfield Road”, me Benfica që duhet të fitojë 2-0 të paktën ta çuar në shtesë. Gjithsesi, dominimi i anglezëve ishte i qartë me lojë dhe raste teksa që në 17’ me asist nga Robertson, Konate dërgon topin në rrjetë me kokë.
Për të konfirmuar dominimin, Liverpool gjen edhe golin e dytë me Mane në pjesën e dytë në 34’ teksa Salah dhe Diaz humbën raste të tjera për të mbyllur ndeshjen.
Fraksioni i dytë të njëjtën panorama dhuroi por me Benficën më sulmuese ku në 49’ shkurton diferencën me Rafa Silva. Vrulli i Liverpool bie disi në fund por gjithsesi arrijnë të shënojnë për të vulosur fitoren me Luis Diaz në 88, një sukses ky që i afron shumë me gjysmëfinalene Champions League./Ora News/.
