Perla e Pedrit i jep fitoren e gjashtë radhazi Barcelonës (Video)
Barcelona vijon të fitojë dhe të mos ndalet. Nuk është më sekret dhe as e habitshme pasi dora e Xavi Hernandez e ka bërë ekip të frikhëm sërish dhe sonte ndaj Sevillas, rivales për titull të Realit, arriti të fitonte dhe te dominonte.
Një dominim me lojë dhe me raste ku duhet thënë se vetëm pasaktësia e katalanasve e mbylli ndeshjen vetëm me një gol dhe çfarë goli.
Talenti Pedri tregon edhe njëherë se do të lërë gjurmë në “Camp Nou” ku sot konfirmoi se çfarë ka në repertory me një supergol të realizuar në 72’.
Para se të shënonte, Barça i kishte provuar të gjitha, me traversë, shtyllë dhe gjuajtje teksa ishte Pedri që vendosi dhe fitoren me rezultatin 1-0.
Tanimë Barça është forca e dytë në La Liga dhe me një ndeshje më pak është 12 pikë larg Realit kryesues./Ora News/.

