Riktheu ekipin në luftë për titull, Laçi largon trajnerin Mirel Josa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 17:06
Largohet trajneri i nëntë në Abissnet Superiore. Mirel Josa nuk është më trajneri i Laçit me kklubin kurbinas që njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me të pas rezultateve jo të mira.
Josa erdhi në mes të sezonit duke zëvendësuar Vukiçeviç i cili e çoi ekipin në vendet e fundit dhe me Josën skuadra u rikthyen deri në shkurt në luftë për titull.
Largimi i lojtarit më të mirë Regi Lushkja u ndje dhe që pas humbjes me Tiranën, Laçi nuk e mori veten duke marrë një seri rezultatet negative.
Pas humbjes me Partizanin duket se presidenti Lashka u bind për ta larguar duke mbyllur aventurën e trajnerit të dytë brenda sezonit./Ora News/.
