Një rus i jep medalje argjendi Shqipërisë në Botërorin e Gjimnastikës

Matvei Petrov prej vitesh është një shqiptar, i natyralizuar si i tillë dhe konkuron me flamurin kuqezi.

Që në vitin 2018 ai zgjodhi të garojë për Shqipërinë ku na ka dhënë medalje të rëndësishme në aktivitete ku ne kurrë nuk kemi arritur shumë dhe sot sërish 31-vjeçari ka ngritur larg vendin tonë.

Në Botërorin e Gjimnastikës Artistike në Baku, sportisti i lindur në Rusi arriti të zërë vendin e dytë dhe t’i japë medalje argjendi Shqipërisë në disiplinën e kalë me dorëza.

Një rus i jep medalje argjendi Shqipërisë në Botërorin

14.466 pikë arriti të merrte Matvei Petrov ku u rendit pas Nariman Kurbanov, por përpara favoritit Cyril Tommasone, francezi që ka garuar në 3 olimpiada./Ora News/.