Barty u tërhoq, një teniste polake për herë të parë numri 1 në botë për femra

Pas njoftimit për tërheqjen e Ashleigh Barty, polakja Iga Swiatek po ngjiste gradualisht shkallët si numri 1 i botës por tashmë është zyrtarisht si raketa e parë në renditjen e WTA.

Vendi i parë erdhi logjikisht pasi Swiatek arriti të triumfonte me radhë në Indian Wells e më pas edhe Miami duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme të polakes.

Në fakt në Florida, Swiatek vetëm duhej të kalonte vetëm raundin e tretë për të siguruar fronin botëror.

Me fillimin e saj të shkëlqyer të sezonit, ajo shkoi një hap më tej me fitoren në turneun WTA Miami ndaj një rivale si Naomi Osaka. E teta në fillim të sezonit, 20-vjeçarja polake përfitoi nga gjysmëfinalja e saj në Australian Open dhe dy titujt e saj WTA 1000 për t'i ofruar vetes një përparim të vazhdueshëm që sot preku zyrtarisht majën në renditjen për femra.

Dhe më e bukura e formës së saj është fakti se mbretërimi i saj ka të ngjarë të zgjasë pasi, përveç diferencës në tenis ndaj rivalëve të saj, ajo tashmë ka gati 2,000 pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, Barbora Krejcikova./Ora News/.