Arsenal bën “autogol”, e pëson nga Crystal Palace. Gëzojnë rivalët (Video)
Tottenham, West Ham dhe Man. United nuk mund të merrnin lajm më të mirë sesa humbja e Arsenalit sonte në mbrëmje në Premier League. Janë këto 4 ekipe që e kanë kthyer në një betejë të egër vendin e katërt që të çon në Champions dhe frenimi i topçinjte ka gëzuar tej mase këto ekipe.
Sot në fakt, Arsenali duket sikur nuk zbriti në fushë në transfertën me Crsytal Palace që fituan 2-0 me ndeshjen e zgjidhur që në pjesën e parë.
Mateta në 16’ kaloi në epërsi ekipin e Patrick Vieira ndërsa 8 minuta më pas Ayew dyfishoi rezultatin duke shokuar topçinjtë.
Pjesa e dytë pritej reagim nga skuadra e Arteta që nuk erdhi madje Palace gjen edhe golin e tretë me një penallti të Zaha.
Një rezultat shumë negativ për Arsenalin që kthen kështu “fantazmat” e vjetra mbi topçinjtë dhe rivalet janë gati të përfitojnë../Ora News/.
