Shqipëria kundër yjeve latine. Brazili dhe Argjentina ftohen në Ligën e Kombeve

Nations League ose Liga e Kombeve, eventi që ka 3 vite që ka hyrë në futbollin europian zgjerohet zyrtarisht duke u bërë një kompeticion më i madh që do të ftojë yjet latine në Europë ose anasjelltas.

Bëhet fjalë për një marrëveshje që sot u nënshkrua dhe ishte parashikuar më parë teksa UEFA dhe Conmebol kanë hapur një zyrë të përbashkët në Londër dhe kanë hedhur madje dhe firmat.

Shqipëria kundër yjeve latine. Brazili dhe Argjentina ftohen në

Praktikisht UEFA dhe CONMEBOL kanë arritur një marrëveshje që parashikon në parim edhe ndërthurjen që nga viti 2024 të të gjithë skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve.

Me yjet e Amerikës Latine të Futbollit që tashmë do të luajnë ndaj atyre të Europës duke e bërë edhe më të bukur këtë kompeticion. Edhe Shqipëria duke qenë në Ligën B do të ketë shans të artë për të luajtur për momentin ndaj Uruguait, Kilit apo Kolumbisë teksa Brazili dhe Argjentina janë të destinuar për në Ligën A të Nations League.

Kujtojmë që pak muaj më parë, “Finalisima”, u përcaktua si ndeshja e parë për t’u luajtur mes fitueses së Kampionatit Europian dhe asaj të Kupës së Amerikës, që inaugurohet këtë vit me Itali-Argjentinë./Ora News/.