Bomberi argjentinas i jep fund futbollit të luajtur. Vendos tërheqjen
Shumë stres, nuk gjen veten më në futboll. Flasim për Gonzalo Higuain që prej një viti ka pranuar se nuk ndihet më si më parë në fushën e lojës dhe se fundi i tij në fushën e blertë është pranë.
Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi për të ardhmen, ky sezoni që ka nisur në SHBA do të jetë i fundit për sulmuesin argjentinas i cili ështe në vitin e tretë të aventurës me Inter Miami.
Është babai i sulmuesit që ka konfirmuar vendimin e përfolur prej disa kohësh për të “varur këpucët në gozhdë”.
“Nuk do të jetë në Argjentinë e ardhmja e tim biri, madje ai më ka rrëfyer se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni u shpreh Jorge Gonzalez.
Higuain është një nga numrat 9 më të mirë në qarkullim në bazë të golave të shënuar për ndeshje pavarësisht se 2-3 vitet e fundit e ka humbur dhe nuhatjen.
Janë 350 gola mes klubeve që ka luajtur dhe kombëtares argjentinase teksa lista e trofeve është e gjatë:
La Liga tre herë (Real Madrid: 2006-2007, 2007-2008, 2011-2012), dy Superkupa të Spanjës (Real Madrid: 2008, 2012), një Kupë Spanje. Real Madrid: 2010-2011), tre Scudetto (Juventus: 2016-2017, 2017-2018, 2019-2020), tre Coppa Italia (Napoli: 2013-2014; Juventus: 2016-2017-2016-2017), Superkupën e Italisë (Napoli: 2014) dhe një Europa League (Chelsea: 2018-2019)./Ora News/.
