Kanadaja ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë për pensionet, hyn në fuqi me 1 gusht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 18:10
Shqipëria dhe Kanadaja ratifikikojnë Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Kanadaja ka përfunduar procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë
Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.