Shihni golin e Taulant Xhakës, një predhë kundër Young Boys (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2022, 20:40
Taulant Xhaka shënon rrallë por gjithmonë gola të rëndësishëm. Ashtu si një vit më parë ndaj Young Boys, mesfushori shqiptar ia ka marrë dorën ekipit rival duke u shënuar sërish dhe sot në fakt për të ishte goli i parë në kampionat teksa ka realizuar një edhe në Kupën e Zvicrës.
Ishte një ndeshje e rëndësishme për Baselin që duhej të ruante vendin e dytë dhe në fund ia doli duke barazuar 2-2 dhe goli i Xhakës merr vlera.
Kujtojmë që pak ditë më parë ai festoi 31-vjetorin dhe me Shqipërinë prej kohësh nuk luan dhe ka njoftuar mbylljen e aventurës në futbollin ndërkombëtar./Ora News/.
