Video/ Shkëlqen Tottenham, “manita” me Newcastle dhe Championsi më afër

Antonio Conte duket se ka gjetur ekuilibrin e duhur te Tottenham. Spursat arritën të merrnin fitoren e tretë radhazi në Premier League dhe tashmë shikojnë përpara drejt vendit të katërt që për momentin është aty me Arsenalin.

Sot në Londër, djemtë e Contes paten përballë Newcastle që vinte nga një formë e mirë por vendasit treguan se janë në formë të shkëlqyer duke fituar 5-1.

Edhe pse Schaar kaloi përpara Newcastle në 39’, ai gol duket se shërbeu vetëm sa për të nxehur Spursat që me pas u hodhën përpara duke përmbysur gjithçka.

Ben Davies pa mbaruar pjesa e parë barazoi ndërsa në të dytën 4 herë të tjera realizuan Doherty në 48’, Son-Min në 54’, Emerson në 64’ dhe Bergwijn në 83’ duke mbyllur një ndeshje delikate me fitoren 5-1./Ora News/.