E turpshme në Kosovë, tifozët futen në fushë dhe sulmojnë portierin e Ballkanit (Video)
Ngjarje e turpshme dhe e rëndë ka ndodhur në futbollin e Kosovës. në sfidën mes Gjilanit dhe Ballkanit ku u godit gardiani shqiptar Stivi Frashëri, i cili mbron portën e miqve. Ai u godit nga tifozët në minutat shtesë të ndeshjes, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit teksa pamjet janë të rënda dhe të turpshme.
Gjithçka erdhi pasi vendasit barazuan në minutën e 95-të, ndërsa tifozët vërshuan në fushë për të festuar dhe njëri prej tyre goditi portierin Frashëri, i cili u rrëzua menjëherë në tokë, ndërsa më pas arbitri sinjalizoi ndërprerjen e ndeshjes.
Portieri menjëherë u dërgua në spital ku mori ndihmën e shpejtë dhe nuk paraqet rrezik teksa më pas Ballkani nuk pranoi të dilte në fushën e lojës duke çuar dhe ndërpretjen totale të ndeshjes.
Ballkani që drejtohet nga Ilir Daja shënoi që në minutën e parë me anë të sulmuesit Ermal Krasniqi, ndërsa Gjilani riktheu baraspeshën në të 95-ën dhe kjo solli dhe kaosin në fushë./Ora News/.
