Roma nuk ndalet, kthehet në kërcënim për zonën Champions (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2022, 20:07
Janë 9 ndeshje radhazi pa humbje për Romën dhe Jose Mourinhon. Verdhekuqtë i japin vazhdimësi asaj fitoreje të bukur në derbi teksa sot morën 3 pikë të tjera me vuajtje në transfertën me Sampdorian.
Me Marash Kumbullën në stol, trajneri portugez zgjodhi Ibanez në vend të tij edhe pse e futi lojtarin shqiptar në minutat shtesë për të kaluar minutat.
Gjithsesi sfida u vendos nga Mkhitaryan që në minutën e 27’ teksa ndeshja më pas u kthye në një ndeshje ku verdhekuqtë donin më shumë të ruanin rezultatin sesa të shënonin më dhe në fund ia dolën.
Edhe pse me vuajtje, Mourinho tani merr fitoren e dytë radhazi, të katërtën në pesë ndeshjet e fundit në Serinë A dhe per Juventusin kthehet në kërcënim pasi është vetëm 5 pikë larg./Ora News/.
