Athinë: Tre shqiptarë e një grek arrestohen për 10 kg kokainë dhe 2 pistoleta
Tre shqiptarë dhe një grek janë arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në Athinë dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë sipas mediave greke, bëhet me dije se policia greke ka sekuestruar 10 kilogramë kokainë, 2 pistoleta, euro dhe telefona celularë.
“Nën Drejtoria për Ndjekjen e Drogave të Sigurimit të Atikës ka vijuar me arrestimin e katër personave, në Athinë, Zografou dhe Vouliagmeni. Konkretisht, janë tre shqiptarë të moshës 36, 46 dhe 48 vjeç dhe një 45-vjeçar grek, të cilët akuzohen trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ndër të tjera u sekuestruan mbi 10 kilogramë kokainë dhe 2 pistoleta”, njofton policia greke.
Të gjithë të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës ku dhe do të marrin dënimin.
