Hoxhë Piku: Agjërimi e Ramazani e nxjerrin njeriu nga rutina, e afrojnë me rrugën e tij dhe Zotin
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxha dhe profesori Ferit Piku u shpreh agjërimi në pamje të jashtë është distancim nga disa veprime normale dhe kjo është pjesa e dukshme.
Sipas tij, synimi i agjërimit është që të mbërrijnë përtej k përjetimeve fizike dhe se në udhëtimin e jetës shumë pak janë njerëzit që ndalen dhe reflektojnë.
Piku: Agjërimi në pamje të jashtë është distancim nga disa veprime normale dhe kjo është pjesa e dukshme, por Zoti me largimin nga diçka normale tenton ta çojë njeriu te një gjë që është shumë më e rëndësishme dhe thelbësore. Ashtu sikurse njeriu distancohet për disa orë, ai duhet të reflektojë nëse ka aftësinë të distancohet edhe nga disa gjëra të tjera që janë shumë jetike për jetën e tij.
Kryesore është që në ditët e para të agjërimit është një gjendje interesante nga ajo rutina e përditshme. Dalëngadalë fillon dhe normalizohet dhe futesh në një botë tjetër. Ky është një përjetim i dukshëm, por synimi është që të mbërrijnë përtej këtyre përjetimeve fizike. Njeriu është një udhëtim qysh kur lid dhe disa vdes për këtë botë. Në këtë udhëtim shumë pak janë njerëzit që ndalen dhe reflektojnë. Agjërimi dhe Ramazani vijnë si një mekanizëm për ta nxjerrë njeriun nga rutina dhe të kryer këtë akt kaq të rëndësishëm në rrugëtimin e tij dhe rikthimin tek Zoti dhe te vetja.

