SPAK kërkon dëshminë e Bllakos, do të marrë në pyetje edhe Lefter Kokën. Vijon hetimi për incineratorin e Tiranës

Dy zyrtarët më të lartë të arrestuar për incineratorët ish-ministri Leftar Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë Alqi Bllako do të merren në pyetje nga SPAK, në cilësinë e të pandehurve në SPAK për të dhënë deklarime. Hetimet po vijojnë edhe për inceneratorin e Tiranës, ku janë pyetur anëtaret e komisionit ndërkohë që po vijon mbledhja e provave për shkeljet ligjore të evidentuara.

Tirane- Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri Alqi Bllako të cilët janë lënë në paraburgimin 313 nga gjykata, pritet të merren në pyetje nga prokurorët që po hetojnë dosjet e incineratorëve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Burimet nga grupi i hetimit thanë se pyetja e dy ish-zyrtarëve do të kryhet në cilësinë e të pandehurve pas masës arrestit me burg që është dhënë nga Gjykata e Posaçme. Nderkohe prokuroria pritet të vendosë para përgjegjësisë penale persona të tjerë për inceneratorin e Fierit për të cilin një javë me parë u firmosën 9 urdhra arresti.

Paralelisht organi i akuzës po vijon marrjen në pyetje edhe për abuzimet për inceneratororin e Tiranës të vetmin për të cilin deri tani nuk ka të arrestuar. Burime të RTV Ora bëjnë me dije se tre prej personave të arrestuar janë pyetur më herët edhe për këtë incinerator pasi kanë qenë anëtarë të komisionit të tenderave.

Mësohet se prokuroria është duke verifikuar materialet shkresore në lidhje me vendimin e marrë për ndërtimin e këtij inceneratorit, dhe nëse ndërtimi i tij është i përligjur sa i takon sasisë së mbetjeve që prodhonte kryeqyteti.

Deri tani SPAK ka firmosur 12 urdhër arresti ndërsa tre persona rezultojnë në kërkim pasi ende nuk janë kapur nga policia. Bëhet fjalë për Stela Gugallen, Klodian Zoton dhe Arenc Myrtezanin.

Ndërkohë ish-ministri Lefter Koka vijoi betejën e tij për ndryshim të masës së sigurisë deri në gjykatën e lartë. Kjo e fundit refuzoi kërkesën e tij për lirim pas rrëzimit të ankimit edhe nga gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit.