Hoxhë Piku: Në Ramazan të thellohemi te vlerat, është shërim dhe pastrim për trupin e njeriut
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxha dhe profesori Ferit Piku u shpreh se Zoti nuk ka dobi për urinë dhe etjen tonë, por agjërimi ka dobi parësisht për shpirtin tonë dhe moralin e njeriut.
Sipas tij, Ramazani ndryshon shumë koncepte mendore të njeriut dhe ndryshohen shumë aspekte shëndetësore për mirë.
Piku: Zoti nuk ka dobi për urinë dhe etjen tonë, por kjo ka dobi parësisht për shpirtin tonë dhe moralin e njeriut. Ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me privimin e ngrënies dhe pirjes, por duhet të thellohemi te vlerat dhe aftësitë që ne kemi dhe nëse dalim më të fortë shpirtërisht dhe moralisht, e me më shumë vetëkontroll.
Ne duhet të reflektojmë mbi të pavërtetat e kësaj bote dhe shkurtësinë e saj. Sa më shumë reflekton një njeri aq më i qartë është dhe aq më mirë di ta drejtojë busullën e tij. Ramazani ndryshon shumë koncepte mendore të njeriut dhe ndryshohen shumë aspekte shëndetësore për mirë. Ramazani është shërim dhe pastrim për trupin e njeriut. Të japim më të mirën në këtë garë dhe të mos e lëshojmë flamurin me mbarimi ne kësaj gare, por ta mbajmë derisa të kemi frymë.
