"Pu pu pu pu...Tersi ka veshur xhupin e Bayern sot", Manjani: Pasi fundosi Juventusin...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2022, 15:04
Ndeshja e djeshme Inter-Juventus doli 1-o duke shënuar kështu humbjen e Juventusit. ditën e mërkurë, më 6 mars Bayern do të luajë me Villa Real.
Ylli Manjani me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar xhupin që kishte veshur kryeministri Rama ditën e sotme. Ai mbante veshur një xhup të ekipit të Bayern teksa inspektoi disa punime të përfunduara në Berat. Manajni "bën lutje" që të largohet tersi nga ekipi duke qenë se Juventusi humbi dje.
Manjani: "Pu pu pu pu..!!
Tersi ka veshur xhupin e Bayern sot.
Pasi fundosi Juventusin, ka veshur edhe xhupin tonë….
Tusu! Tusu! Tusu!
Ptuj, ptuj, ptuj!
Na e largo kët ters, o perëndi!
Ai ska as ekip e as është tifoz.
Thjesht sjell ters.
Mia San Mia"