Akuzohet për ngacmim seksual, mbyllet në burg drejtori i shkollës 9-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2022, 12:15
Gjykata e Lushnjes ka lënë në burg drejtorin e shkollës 9-vjeçare Gjuzaj, Rrahman Gjuzaj, i cili akuzohet nga nxënësja e tij 15-vjeçare për ngacmim seksual.
Gjykata e ka parë të arsyeshme akuzen e nxënëses dhe ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tij deri në perfundim të hetimeve.
Akuza është bërë nga prindërit e vajzës pas konsultimit me psikologen.
Psikologia e shërbimit social ka bërë kallëzim në prokurori dhe gjithçka ka vijuar me arrestimin e drejtorit.
