Dhunuan nënat e moshuara, dy të arrestuar në Korçë, njëri i vodhi edhe lekët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2022, 11:50
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për dhunë në familje, kontretisht ndaj nënave të tyre.
Në Korcë u arrestua D. H., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases N. N., 66 vjeçe dhe më pas i ka vjedhur shumën prej 20.000 lekë.
Ndërkohë në Maliq u arrestua R. M., 41 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases P. C., 67 vjeçe.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.