Përkujtohet 2 prilli, zotimi para martirëve të Shkodrës dhe apeli i Berishës për të rinjtë

Në ceremoninë përkujtimore të 2 prillit në Shkodër, ish-kryeministri Sali Berisha apeloi të rinjtë të vazhdojnë betejën për votën e lirë.

Shqiptarët, tha Berisha, sot drejtohen nga një qeveri, e cila si çdo organizatë tjetër kriminale vjedh dhe plaçkit shqiptarët.

Të frymëzuar nga Shkodra, ai kërkoi bashkimin e forcave për çlirimin e Shqipërisë nga kjo klikë që sipas tij nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e lirisë për të cilat u sakrifikuan martirët e Shkodrës, idealet e lirisë së qytetarëve të Shkodrës dhe qytetarëve shqiptarë.

Berisha: Kam një apel për të rinjtë shqiptarë, të vazhdojnë betejën e tyre për votën e lirë. Sot shqiptarët nuk përballen me një diktaturë staliniste por një qeveri e cila siç faktohet çdo ditë përbën një organizatë të vërtetë kriminale. Një qeveri e cila njëlloj si çdo organizatë tjetër kriminale vjedh dhe plaçkit shqiptarët, votën e tyre, liritë, pasuritë e tyre dhe kjo përbën një kushtrim dhe apel për çdo demokrat dhe demokrate, për çdo qytetar shqiptar të bashkojmë forcat për të çliruar Shqipërinë të frymëzuar nga Shkodra, nga kjo klikë e cila nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e lirisë për të cilat u sakrifikuan martirët e Shkodrës, idealet e lirisë së qytetarëve të Shkodrës dhe qytetarëve shqiptarë. Le të zotohemi ne para kujtimit, veprës së Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës se do bëjmë gjithçka, se jemi të gatshëm për çdo sakrificë tu rikthejmë votën e lirë shqiptarëve për të cilën këta të rinj sakrifikuan jetën e tyre.