Në Lushnje drejtori akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, në Korçë babai vajzën 6-vjeçare

Tre raste ngacmimi seksual, dy prej të cilave me të mitura, janë raportuar sot nga policia.

Në Lushnje, drejtor i një shkolle 9-vjeçare është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe. Në pranga ka rënë  Rrahman Çela, 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në Korçë, uniformat blu bënë ndalimin e shtetasit Jani Kallanxhi, 61 vjeç, i cili dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 6 vjeçare.

Sipas burimeve, disa ditë me parë, Kallanxhi ka kërkuar ndihmë ekonomike nëpërmjet një emisioni investigativ, ndihmë e cila ju dha nga shërbimi social në ushqime dhe strehim.

Por prokuroria në bazë të dyshimeve, ka kërkuar të ndalohet 61-vjeçari. Për tre ditë ai ka qenë nën vëzhgim dhe hetimet ende vijojnë në lidhje me rastin e rëndë.

Mësohet se nëna e 6-vjeçares është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa vajza e mitur ka pësuar humbje të shikimit në njërin sy.

Ndërkohë në Tiranë, u procedua penalisht shtetasin L. S., 63 vjeç, për veprën penale "Ngacmimi seksual", pasi në Rrugën e Barrikadave, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 20 vjeçe.