Nuredin Dumani mund të hetohet nga SPAK, Gledis Nano takim me Arben Krajën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, së bashku me Tonin Vocaj, drejtor i policisë kriminale, drejtuesin e Elbasanit Ardian Çipa dhe kryeprokurin  e Elbasanit  Kreshnik Ajazi kanë zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Temë diskutimi ka qenë i arrestuari Nuredin Dumani, akuzat e ngritura nga prokuroria dhe policia për hetimet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tij kriminale gjatë viteve të fundit. Burimet bëjnë me dije se po mendohet dërgimi i të gjithë provave të dërgohet në SPAK.

Takimi erdhi pak minuta para mbajtjes së seancës për masën e sigurisë për ish-deputetin Alqi Bllako.

Nuk dihet nëse është diskutuar mbi këtë temë, ndërsa ka pasur akuza për mosveprim të policisë.