Ndodhi në Ferras të Divjakës, gruaja arrestohet se rrahu burrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2022, 11:17
Dhuna në familje ushtrohet kryesisht nga burrat por nuk mungojnë as gratë dhunuese. Ngjarja ka ndodhur në Ferras të Divjakës.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj" njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.