"Nuk ishte takimi i parë…", Berisha për deputetët e PD: Është koha të bashkojmë forcat kundër regjimit kriminal
Takimi i liderit të demokratëve Sali Berisha me deputetët e PD në Shkodër ishte i pari publik, por jo jashtë syrit të kamerave.
Këtë e zbuloi vetë ish-kryeministri.
Berisha: Nuk jam takuar sot për herë të parë publikisht, është padiskutim një bashkim i padiskutueshëm me deputetët e Shkodrës të cilët unë i nderoj dhe respektoj dhe të gjithë deputetët e PD.
Berisha tha se është koha që demokratët të bashkojnë forcat dhe energjitë përballë një regjimi i cili përbën një organizatë të vërtetë kriminale në aktet e plaçkitjes së këtij vendit.
Sali Berisha tha se Edi Rama e ka ndjerë rrezikun e rikthimit të tij në PD.
Berisha: Edi Rama është desekuilibruar plotësisht sepse e sheh se nga ato që lëviz del ai që është . Ai i ka kohërat e numëruara.
I pyetur se kur do të nisin veprimet konkrete, ai u përgjigj:
Berisha: Shpejt do ti fillojmë.
