"Arrestuan Bllakon por firmën e vendosi Rama, Agaçi, Veliaj e Ahmetaj" Berisha: Afera e energjisë më e madhe se e incineratorëve

Bashkimi i demokratëve ka nisur nga Shkodra. Ish kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për bashkim të demokratëve për ti dalë përballë qeverisë Rama të cilën e quan organizatë kriminale.

“Sot jemi në kushte shumë të vështira por të kapërcyeshme. Sot kemi një organizatë kriminale.Le të thotë çtë dojë. E kam dëgjuar se i djeg kjo fjalë. Kanë arrestuar Alqi Bllakon por firmën e ka vendosur Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmeti, Erion Veliaj, ministrat. Kanë dalë në dritën e diellit që janë organizatë kriminale”

Berisha shkon më tej kur denoncon se atë që e quan afera e energjisë është jashtë çdo imagjinate.

“Kjo aferë i nxorri siç janë. E Ju siguroj që kjo është vetëm njëra aferë, por atë që po bëjnë me energjinë ata është jashtë çdo imagjinate. Janë lëshuar mbi pasuritë publike sikur të ishte pronë e tyre dhe nuk lëshojnë njëri tjetrin,  bëjnë marrëveshje mafioze për të mos çelur gojë. Është revolucion që duhet ti japë përgjigje kësaj klike. Kam shumë besim që do i japim”

Deklarata e Berishës u bë gjatë një takimi në zyrat e bashkisë së Shkodrës me familjet e dëshmorëve pas ceremonisë homazh për nder të 4 dëshmorëve të 2 Prillit.