Pa kostumin e kryetarit, Basha në Kuvend tani thjesht si deputet. Bardhi krah tij

Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike mbërriti sot në Kuvend i vetëm.  Krah tij, tashmë vetëm me detyrën e deputetit, ishte ulur si gjithmonë Gazmend Bardhi.

Pas një bisede të shkurtër shtrëngoi duart me deputetin Dashnor Sula dhe Saimir Korreshin Basha u ul në karrigen e tij. 

Më pas një bisedë e shkurtër me kryetarin e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj i cili ishte ulur në rreshtin para. 

Kjo është seanca e parë parlamentare, ku Lulzim Basha merr pjesë pas dorëheqjes si kryetar i PD më 21 mars.

Basha mbërriti në Kuvend kur Berisha nuk ishte në sallën e Kuvendit.

Pa kostumin e kryetarit, Basha në Kuvend tani thjesht si deputet. Bardhi