‘Prej teje protesta politike’, gruaja që shtyu Nënë Lizën, nëna e dy fëmijëve që punojnë në Bashkinë e Tiranës
Protesta e zhvilluar ditën e djeshme për rritjen e çmimeve u shoqërua me incidente.
I tillë ishte rasti mes Liza Markut dhe një gruaje e identifikuar si Drita Arapi. Kjo e fundit ndërhyri në momentin që nënë Liza po fliste për shembjen e shtëpive.
Ajo i ka larguar mikrofonin nga duart e më pas i është drejtuar duke i thënë: Ç’është kjo, për shtëpinë tënde kemi ardhur këtu, apo për kauzën e tanishme? Prej teje thuhet që është protestw politike, ka mundësi të ikësh, çdo ditë ti po flet.
Arapi nuk e ka lënë nënë Lizën të fliste, pasi sipas saj ajo është shkaku që protesta quhet politike.
Po kush është Drita Arapi, që në mënyrë indirekte akuzoi nënë Lizën se ka lidhje me politikën?
Në një vëzhgim që bëri Ora News, vihet re se Arapi ka dy fëmijët e punësuar në bashki.
Ajo ka djalin Fiordi Arapi icili punon si polic bashkiak dhe Livia Arapi e cila punon në Bashkinë e Tiranë si specialiste e nivelit të lartë.
Nuk dihet nëse Arapi është nxjerrë qëllimisht në protestë apo ka dalë për kauzën e rritjes së çmimeve.
Video e incidentit:
