I riu nga Shijaku kapet me pistoletë stilolaps
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", shtetasi S. B., 21 vjeç, banues në Shijak.
Një 21 vjeçar nga Shijaku është arrestuar pasi i është gjetur pistoletë stilolaps. Policia njofton se i riu S.B u arrestua në flagrancë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe disa fishekë që përdoren për këtë lloj arme”
Veç pistoletës stilolaps i gjetën dhe një sasi municioni luftarak.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", shtetasi S. B., 21 vjeç, banues në Shijak.
