Mancini shikon përpara pas eliminimit: Kam dëshirë ende për Italinë

Roberto Mancini duket se nuk do të braktisë varkën e përmbytur të kombëtares. Pas zhgënjimit të madh që pësoi Italia në playoff, trajneri Italian mendon të vazhdojë në krye të skuadrës madje për të përmirësuar gjërat.

“Kemi biseduar me Presidentin Gravina ditët e fundit, jemi në një linjë për gjithçka dhe kjo na bën të kënaqur. Më pas do të flasim për këtë në ditët në vijim, pas kësaj ndeshjeje do të mendojmë me qetësi për gjërat që duhen përmirësuar në të ardhmen”.

Më pas në fjalën e tij, trajneri i “axurrëve” foli për pengjet dhe atë që ndodhi gjatë eliminatoreve duke konfirmuar se Italia meritonte të shkonte direkt në Botëror por disa gjëra nuk shkuan siç duhej….

Më erdhi mirë kur pashë që jemi vlerësuar për punën e bërë ndër vite. Kampionati Evropian ishte gjëja më e rëndësishme, fituam me meritë dhe luajtëm në mënyrë fantastike. Në eliminartore, ne mund ta kishim fituar grupin me katër pikë përpara Zvicrës. Në Bazel ndeshja duhej të përfundonte 3-0, gabuam, por patëm mundësi. Tashmë ka ikur, është e kotë të mendosh se çfarë ndodhi. Fatkeqësisht ndodhi dhe duhet ta pranojmë. U takon teknikëve të vlerësojnë gabimet dhe të kuptojnë se ku të përmirësohen”, u shpreh Mancini i cili dëshiron tashmë të vijojë në krye të Italisë./Ora News/.