Policia shkeli ligjin, Gjykata e Lezhës liron 17-vjeçarin e prangosur 4 ditë më parë në Shënkoll
Gjykata e Lezhës ka gjetur në shkelje policinë në arrestimin e një 17 vjeçari. Togat e zeza argumentuan se arrestimi i të miturit ishte bërë jashtë procedurave, ndërsa ai ra në pranga pasi u kap me telefon duke organizuar lojra fati, ndërsa iu gjetën edhe armë në shtëpi.
Policia e Lezhës ka shkelur ligjin në arrestimin e një 17-vjeçari këtër ditë më parë brenda një lokali në Shënkoll.
Në këtë konkluzion ka dalë gjykata gjatë seances gjyqësore, për caktimin e masës së sigurisë së të miturit O.H.
17-vjeçari u arrestua pasi ju gjet në telefon e tij faqe me lotari sportive dhe gjatë kontrollit në banese një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.
Pasi dëgjoi palet gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kerkesen e prokurorisë dhe vendosi masen e sigurisë "Detyrim paraqitje", ndërsa e cilësoi të paligjshme arrestimin e 17-vjeçarit O. Hoxha.
Gjykata argumentoi se gjatë arrestimit nuk janë respektuar kushtet dhe kriteret e parashikuara në kodin penal për të miturit, duke mos njoftuar familjaret.
Gjithashtu veprat penale për të cilët akuzohet i riu nuk parashikojnë dënim më shumë se 3 vite burg, ndaj nuk mund të mbahet në qeli.
O.H u prangos gjatë një operacioni blic të koduar "Last Game", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ku ai qëndronte gjet në celularin e tij, faqe për lotari sportive.
Për veprimtarinë e lohërave të fatit u proçedua penalisht dhe pronari i lokalit dhe ndaj tyre u ngriten akuzat "Armbajta pa leje", "Organizimi i lojërave të palejuara" dhe "Vënie në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejura"

