Paratë dalin jashtë vendit, transferimi i fitimeve rekord gjatë 2021

Vlera e fitimeve të transferuara janë vendit nga bizneset e huaja arriti vlera rekord vitin e kaluar.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar flukset dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet për vitin e kaluar kishin vlerën e 589 milionë eurove, në rritje me 8.9% krahasuar me vitin 2020.

Megjithatë, në tremujorin e fundit këto flukse shënuan një rritje të ndjeshme krahasuar me tre tremujorët e mëparshëm, por edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Transferimi i fitimeve pati pësuar një frenim të përkohshëm në vitin 2020, për të forcuar pozitat e kapitalizimit, në kushtet e pasigurisë që shkaktoi pandemia. Në sektorin bankar dhe në sigurime shpërndarja e fitimeve madje u ndalua nga rregullatorët e tregut. Por, vlera e lartë e fitimeve të transferuara jashtë vendi vitin e kaluar janë tregues i rimëkëmbjes së shpejtë të aktivitetit ekonomik nga efektet e pandemisë.