Fati i Alqi Bllakos në dorë të Kuvendit. Flitet për dorëheqje të deputetit
Prokuroria kërkon arrestimin e deputetit të PS Alqi Bllako me akuzën e falsifikimit të dokumenteve të shpronësimit të tokës ku u ndërtua incineratori i Fierit. Sipas SPAK, e cila ka kërkuar në kuvend autorizimin për prangosjen e deputetit, I zgjedhuri I PS ka favorizuar kompaninë e incineratorit në kohën kur punonte në ministrinë e mjedisit. Në këmbim Alqi Bllako ka përfituar në formë ryshfeti një apartament me vlerë 144 mijë euro i cili është vendosur në sekuestro nga SPAK.
Po cila është procedura që ndiqet nga Kuvendi?
Me ndryshimet në rregulloren e re hetimi ndaj deputetëve mund të bëhet edhe pa miratimin e Kuvendit por në rastin kur drejtësia kërkon arrestimin apo heqjen e lirisë në çdo lloj forme duhet të merret miratimi I kuvendit.
Në momentin kur kryetarja e Kuvendit do të njihet me kërkesën do të kërkojë mbledhjen e Këshillit të Mandatave dhe Legjislacionit.
Neni 119 i Rregullores së Kuvendit parashikon procedurën si do të veprohet.
Anëtarët do të njihen me kërkesën e SPAK dhe më pas do të thirret në një seancë dëgjimore edhe deputeti Alqi Bllako. Brenda 2 javësh Këshilli I Mandatave do të dalë edhe me një raport që do I dorëzohet Kuvendit.
Alqi Bllako do të flasë dhe para Kuvendit dhe më pas do të hidhet në Kuvend.
Burime nga maxhoranca bëjnë të ditur se ekziston mundësia që Bllako të japë dorëheqjen përpara se Këshilli i Mandateve të nisë shqyrtimin e kërkesës e SPAK.Nga maxhoranca është mësuar se nuk do të ketë mbrojtje politike nga PS për deputetin.
Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet sot ose nesër.
Parlamenti ka afat 3 muaj për të marrë nje vendim. Nëse për këto 3 muaj nuk merret vendim kërkesa rrëzohet dhe SPAK-ut nuk i jepet e drejta të arrestojë Bllakon.
Burimet bëjnë me dije se nuk do I bëhen pengesë SPAK.
