Bamir Topi: Në PD tentativa për eleminime politike, Basha dhe Berisha përgjegjës për gjendjen
Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi i ftuar në emisionin “Drejt” në Rtv Ora tha se Berisha dhe pasardhësi i tij Basha janë përgjegjës për krizën në Partinë Demokratike. Berisha u shpreh ai përmes rikthimit në PD synon të rikthejë dinjitetin e cenuar nga SHBA përmes shpalljes non grata.
Ish-President dhe njëri me kontribute të mëdha në Partinë Demokratike, Bamir Topi bën njësoj përgjegjës Lulzim Bashën dhe Sali Berishën për gjendjen ku ndodhet aktualisht partia më e madhe e opozitës. Në PD thotë ai ka tentativa për eliminime politike.
"Aty ku duhet të dominojë arsyeja, kultura e komunikimit, demokracia. Sot askush nuk pranon që të kemi situatë të tillë ku vetëm fjala nuk shikohet, shikon gjestikulacione, fyerje, stërkëmbësha, tentativa për eleminim politik."
Thotë se Berisha është rikthyer në pronën e tij politike dhe me marrjen e drejtimit të PD-së synon të rivendosë dinjitetin e cenuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Në rast se ti je kryetar i një institucioni të tjerët që vijnë patjetër do të respektojnë në këtë lloj cilësie."
I pyetur nëse do të rikthehej në PD, Bamir Topi nënkupton se kontributin e tij do ta japë në distancë.
"Në rast se do të jetë një lojë e pastër njeriu kontribuon në mënyrën e tij."
Për ish-Presidentin që Shqipëria ekuilibrat në Shqipëri vendosen përtej emrave të Ramës, Berishës e Bashës.
"Fakti që historia ka precipituar në emra tregon që nuk është demokraci."
Në emisionin “Drejt” në Rtv Ora ish-kreu i Shtetit ngriti shqetësimin se në Shqipëri ka shërbime sekrete që nuk dua ta shohin vendin tonë të ekzistojë.
"Kanë terrenin më të mrekullueshëm për të vepruar, në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Ka shërbime sekrete partnere dhe shërbime sekrete që nuk duan të të shohin të ekzistosh si vend."
Ish-Presidenti Bamir Topi u ndal edhe të nisma “Open Balkan” duke e cilësuar atë si një marrëdhenie të personalizuar mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Serb Vuçiç.
Nisma tha ai duhej të konsultohej më parë me Parlamentin dhe Presidentin.
