Kërkesa për arrestimin e Bllakos, Braçe: Të merret drejtësia, komentet politike prishin hetimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2022, 13:16
Deputeti socialist, Erjon Braçe, nuk ka preferuar të komentojë kërkesën e SPAK për arrestimin e kolegut të tij socialist Alqi Bllako lidhur me aferën e incineratorit të Fierit.
Duke folur për mediat ai tha se kjo është një çështje e drejtësisë dhe ajo ti shkojë deri në fund hetimit.
Për Braçen komentet politike prishin hetimin.
Braçe: E keni fjalë për SPAK, është çështje e prokurorisë nga fillimi deri në fund dhe të merret drejtësia, ta hetojë dhe nxjerrë konkluzionet. Po ndërhymë ne me komentet prishim hetimin. Komentet do të jenë politike dhe nuk ja vlejnë.
