AI: Ukraina si Alepo i Sirisë, Rusia po përdor të njëjtët taktika
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International e ka krahasuar situatën në Ukrainë të ngjashme me luftën e Sirisë në vitin 2011 lidhur me taktikat e përdorura për vrasjen e civilëve.
Amnesty International kritikoi të martën Rusinë se ka kryer krime lufte në Ukrainë lidhur me vrasjen e civilëve.
Drejtoresha e organizatës për Evropën Lindore, Marie Struthers e krahasoi atë që po ndodh në Ukrainë me situatën në Siri e Çeçeni.
"Fatkeqësisht, ne kemi dokumentuar deri më tani taktika të njëjta me mjetet që u përdorën në Siri dhe Çeçeni duke përdorur municione që janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar dhe sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve në shkolla, spitale e apartamente".
Struthers vlerësoi se më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë zhvendosur që prej 24 shkurtit dhe se shifrat e OKB-së për jetët e humbura të civilëve janë tepër modeste.
"Sipas Kombeve të Bashkuara, deri më sot kanë vdekur pothuajse 3000 njerëz në Ukrainë, duke përfshirë të paktën 50 fëmijë, por padyshim këto shifra janë shumë shumë modeste. Mendoj se do të kemi mijëra civilë të vrarë. Më shumë se gjysma e fëmijëve të Ukrainës janë zhvendosur që nga fillimi i luftës".
Një zyrtar i lartë ukrainas i tha agjencisë AFP të hënën se rreth 5,000 njerëz janë varrosur vetëm në qytetin e Mariupolit.
